Këtë të enjte para Parlamentit, një grup aktivistësh nga shoqëria civile po protestojnë kundër ndryshimeve të propozuara nga mazhorancat në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që të tërhiqen nga votimi i ligjit.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërheqin nga seanca ligjin për zonat e Mbrojtura dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një deklaratë publike për mediat, Xhixho tha se duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.