Kryeministri Edi Rama bëri homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me familjarët e të ndjerëve, në kujtim të katër viktimave të tragjedisë së “21 Janarit. Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku katër viktimat ndërruan jetë. Të veshur me të zeza dhe me lule në duar, ata kanë lënë karafilat në vendet ku u vranë viktimat.




