Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Kryeministri Edi Rama ka pritur edhe homologun nga Finlanda, Petteri Orpo. Më herët Rama priti dhe zhvilloi një konferencë me presidentin e Këshillit Europian, si edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe. Kryeministra, presidentë dhe zyrtarët më të lartë të 47 shteteve të Kontinentit Evropian do të mblidhen të premten në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Një ngjarje e rëndësishme kjo do të bashkojë udhëheqësit nga Londra në Kiev nga Oslo në Ankara, për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e Evropës.





