Kryeministri Edi Rama do të mbyllë sot fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Vlorë. Por më herët ai ka pasur një takim në një nga kafenetë e Vlorës, dhe ajo çka bie në sy dhe që nuk ishim mësuar ta shihnim është se kryeministri është fotografuar duke pirë cigare.
Por jo vetëm kaq. Duket se vetë Rama thyen ligjin, pasi cigaren po e konsumon brenda ambienteve të një lokali, duke shkelur kështu ligjin antiduhan.