E keni parasysh atë momentin në aeroport, ku veshim dy xhaketa dhe njërën e mbajmë në dorë që të kursejmë pak hapësirë në valixhe? Ne po, por Rita Ora jo. Këngëtarja nuk ka pse shqetësohet për këtë punë sepse udhëton me shumë, shumë valixhe. Ajo u pa në aeroportin e Sidneit me plot 14 valixhe. Rita Ora përfundoi xhirimet e The Voice, prandaj është e kuptueshme numri i valixheve.
