Opozita ka paralajmëruar sot protestën e tretë të madhe në orën 18.00 të pasdites, por masat e policisë kanë nisur të merren që një ditë para.
Godina e kryeministrit është gdhirë me masa mbrojtëse këtë të shtunë, ku sipas fotove të LSA, është rrethuar me gardh hekuri nga të gjitha anët.
Lexo edhe: Sot protesta e tretë e opozitës
Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.
Për protestën eshte njoftuar se do të angazhohen rreth 1300 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë.