Aktori i njohur i humorit Zef Deda është bashkuar në tubimin e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit para Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Para se të merrte fjalën, ku dënoi aktin e qeverisë që e quajti një “mafie moniste dhe kanabiste”, Deda puthi murin e Teatrit “Migjeni” dhe tha se “nuk ka forcë në botë të luajë themelin e saj”.
Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.