Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë. Pavarësisht se këngëtarja ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës private, së fundmi, “IconStyle” ka zbuluar se Samanta është fejuar që në 29 dhjetor të vitit 2021.
Djali që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik. Siç shihet në foto, partneri i ka propozuar Samantës gjatë periudhës së festave të fundvitit.
“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram.