Ky është automjeti i gjetur i djegur në zonën e Tapizës në afërsi të Fushë Krujës, me të cilën u larguan grabitësit e armatosur nga aeroporti i Rinasit.
Mjeti është shkrumbuar totalisht, pasi i është vënë flaka për të shkatërruar provat që mund të gjenden në të.
Policia ka transportuar mjetin nga vendi ku u gjet.
Në grabitje janë përfshirë katër persona, ndërsa njëri prej tyre mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Viktima nuk është identifikuar ende nga policia.