Të tjerë emra në listat e kandidatëve të opozitës kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit, duke devijuar nga vendimet e partive të tyre.
Lajmi bëhet i ditur në një kohë kur opozita po vijon protestën para Kuvendit.Amra Borova, e treta në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në Shkodër dhe Arben Elezi, i pesti në listën e PD-së në Elbasan.
Të dy kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.