Pre e sulmeve kibernetike ka rënë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Faqja “Homeland Justice” ka publikuar të dhëna për të.
Fjala është për të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistruara në sistemin TIMS si dhe fotot e tij ndër vite. Po ashtu janë publikuar të dhëna personale, pasaportat ndër vite si edhe patenta.
Po kështu nuk mungojnë as numrat e sigurimeve shoqërore të dhjetra personave, ku nga verifikimi i bërë deri tani, disa prej tyre janë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.