Në Tiranë u mbajtën dje aktivitete të shumta artistike dhe kulturore të organizuara nga Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës. Në rrugët e kryeqytetit, aktiviteteve iu bashkuan qytetarë të shumtë të të gjitha moshave. Atmosfera e gëzueshme dhe eventet u mbajtën në akset kryesore në Tiranë si në sheshin “Skënderbej”, “Dëshmorët e Kombit”, “Nënë Tereza”, Pazari i Ri, te parku “Rinia” por edhe te “Reja”. Po ju sjellim disa nga fototot që tregojnë atmosferën festive në kryeqytet.
Postime te ngjashme
Add A Comment