Mediat në Kosovë, bëjnë me dije se tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat speciale serbe, janë liruar këtë të hënë. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë.
Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka publikuar fotografinë e parë me tre policët që ishin arrestuar nga forcat serbe.
Në foto ata shihen të lodhur, por do të tregojnë më pas se çfarë ka ndodhur në ambientet ku janë mbajtur të izoluar.