Së fundmi, Aurela ka ndarë me publikun disa foto ku tregojnë se vajza e saj është më e mira e sportit të njohur ‘Kung Fu’, madje është pajisur dhe me rripin e verdhë.
Kjo nuk është e çuditshke duke marrë parasysh që Aurela Gaçe është e fiksuar pas sportit.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, rripi i verdhë në këtë lloj sporti është si një gradë, që tregon nivelin e profesionalizmit dhe merret vetëm nëpërmjet një provimi të vështirë. Kjo nuk është hera e parë që Aurela publikon momente të tilla që kalon me Grace dhe mund të themi pa frikë se ajo është një mama shumë krenare për arritjet e vajzës së saj.