Sërish tym e goma të djegura në protestën e opozitës të organizuara paraditen e sotme para bashkisë së Tiranës.
Kjo është protesta e 15-të e opozitës që kërkon dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Pasi vendosën 4 goma njëra mbi tjetrën e hodhën një shishe me benzinë të shkujdesur i vunë flakën. Një militant u gjet në befasi e gati sa rrezikoi të përfshihej nga flakët.
Ndërkohë një militant hidhte vezë.
Protesta zgjati për gati 30 minuta dhe pjesëmarrja ishte e vogël.