Aleksander Llazar Zaka mbeti i vrarë me plumb në kokë këtë të shtunë në oborrin e banesës së tij në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari shqiptar u gjet nga miku i tij pa shenja jete, dhe konstatohet se është qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës.
Zaka njihej si njeri i qetë, ndërsa kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.
Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.

