Të mërkurën u mbajt funerali për Silvio Berlusconin, pranë studiove të Mediaset, ku në homazhet e kryera nuk munguan as figura të njohura të ekranit italian, mes të cilëve edhe Maria De Filippi.
Prezantuesja ikonike italiane tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj, që dallonte nga të tjerët në atë ditë zie, pasi ajo u pa e veshur me të bardha. Sipas mediave italiane, mesa duket ky veprim nuk paska qenë e pa qëllimshëm.
E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”. Maria si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën dhe në ceremoni.