Livia Brunga është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Por një ditë më parë i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në “Instastory”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me ish-partnerin e saj, Mevlan Shaba. Livia ka lënë të kuptohet se janë pamje të vjetra, por shton se në atë kohë ka qenë e lumtur.
“Jo, nuk është aktualitet por isha e lumtur dhe doja me nda me ju një moment lumturie”, ka shkruar Brunga krahas kësaj video që ka marrë shumë vëmendje nga fansat.
Tani fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se çfarë do të ndodhë me ta pas këtij postimi të Livias?