Lionel Messi ngriti Kupën e Botës të dielën në Katar 2022, duke rrëmbyer të vetmin trofe që mungonte në karrierën e ikonës globale. Të hënën, ai u bë personi i dytë në planet me mbi 400 milionë ndjekës në Instagram.
Po ashtu Messi shtoi pesë milionë ndjekës të dielën dhe 20 milionë gjatë 30 ditëve të fundit, sipas Social Blade, një platformë analitike e mediave sociale. Pasi ndeshja u vendos nga goditjet e penalltisë, Messi postoi një foto festive të tij duke mbajtur mbi kokë Kupën e artë të Botës.
“KAMPIONË BOTËRORE”, shkroi Messi në spanjisht. Postimi u pëlqye nga mbi 54 milionë njerëz në 20 orët e para dhe për pak orë do thyejë rekordin e të gjitha kohërave për pëlqimet në Instagram me një postim, që është 56 milionë në një postim të një veze të vitit 2019.