Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në fillim të qershorit. Moderatorja solli në jetë djalin e saj të cilit i kanë vendosur emrin Krid.
Klea ka postuar herë pas here momente pranë të voglit duke shprehur dhe lumturinë e të qënit nënë me fjalët më të ëmbla për Krid.
Së fundmi ata kanë realizuar dhe foton e parë familjare. “Me shpirtin plot e mirënjohjen në zot”, shkruan moderatorja në portretin e ëmbël familjar. Duket se dyshja e njohur po përjeton momentet më të bukura të jetës pranë vogëlushit Krid.