Imazhi i ri i Harry-t dhe Meghan ka ngjallur shumë diskutime, pasi qëndrimi i tyre jep shumë mesazhe. Sipas ekspertëve ata janë përpjekur të duken si një “çift i fuqishëm”, në mes të trazirave në familjen mbretërore.
Fotot e Mehgan Markle dhe Princ Harryt u publikuan menjëherë pas përhapjes së imazhit të familjes mbretërore, ku mungonin dyshja, edhe pse fotoja është shkrepur ndërsa ishin në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas ekspertëve, gjuha e trupit të tyre tregoi shumë, pasi Meghan me qëndrimin drejt u duk si një drejtuese dhe Harry si një person i turpshëm. Ata parashikojnë se portretet janë një lajm i keq për Windsors, duke theksuar dyshja donte të tregonte se nuk heq dorë nga përpjekja për t’u parë si një familje mbretërore.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James tha për Daily Mail se imazhi i çiftit synon t’i shfaqë si një “çift fuqie” dhe “sfidues” në kthimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Imazhi i parë tregon Meghan me një bluzë të kuqe dhe pantallona me po të njëjtën ngjyrë, të shoqëruara nga bizhuteritë. Dukesha qëndron përballë, duke parë drejt kamerës dhe mban një nga gishtat e Harry-t.
Ky i fundit qëndron prapa saj në një kënd, duke buzëqeshur, i veshur me një kostum të zi dhe kravatë.
