Ditë më parë, kohë kur opozita deklaroi djegjen e mandateve pati nga ata njerëz që menduan se ata, ish deputetët e PD-së dhe LSI-së, do t’u vinin flakën publikisht atyre. Disa menduan se kjo do të ndodhte para Kryeministrisë ose para Parlamentit.
Nuk ndodhi kështu. Plotësuan vetëm letra dhe lanë karriket si ligjvënës. Por cështjen e djegjeve nuk e lanë me kaq. Sot protestuesit dogjën në mes të Tiranës goma makinash e materiale të tjera.
Por, i vecantë ishte protestuesi që shkoi në protestë me xhaketën e tij dhe në shenjë revolte dogji atë, për t’u kthyer në shtëpi pa xhaketë.