Qindra qytetarë, figura politike kanë marrë pjesë sot në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, të cilat po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Në hyrje të godinës është krijuar një radhë e gjatë qytetarësh që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90.
Në ceremoni janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve shtetërore, ish-bashkëpunëtorë të afërt të Nanos, si dhe qytetarë të shumtë që kujtojnë kontributin e tij në tranzicionin demokratik të vendit.
