Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite te Komuna e Parisit në Tiranë. Një makinë tip Audi A8 ka përplasur rëndë një person i cili ishte duke drejtuar motorin e tij T-Max.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Neësbomb, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë drejtuesi i motorit ka mbetur i shtrirë në tokë, në gjendje të rënduar, pasi nuk lëviz fare.
Kalimtarët i janë afruar dhe janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke i matur pulsin dhe duke i bërë masazh, apo freskuar me ujë. Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar në këtë aksident të rëndë, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.