Jo vetëm, Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max në tregon botëror të muzikës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe një tjetër shqiptare që po ngjitet drejt majave të suksesit. Ajo është bukuroshja Njomza Vitia me prejardhje nga Prishtina, për suksesin e së cilës shkroi edhe gjiganti mediatik “Billboard”. Gjithashtu, Njomza është po ashtu mikeshë e ngushtë e këngëtares me famë mbarë botërore, Ariana Grande.
Përveçse mikeshë, Njomza mori pjesë edhe në kompozimin e këngës së Arianës dhe është gjithashtu ideatore e klipit të saj “Thank u, next”. Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Grande ka publikuar listën e “Billboard” me “Hot 100”, ku në vend të parë renditet kënga e saj “7 Rings”.
Në falënderimin e bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja me famë botërore etiketon edhe llogarinë e Njomzës, me ç’rast ka bërë të ditur se shprehet falënderuese ndaj mikeshës për suksesin e arritur.
“Numri ynë i dytë, një debutim në tre muaj. I dua njerëzit me të cilët i punova këto këngë më shumë se sa mund ta them me fjalë. Faleminderit të gjithëve për gjithçka. Jam përjetësisht mirënjohëse”, tha Ariana Grande në Instagram. Gjithashtu, Njomza është edhe vetë këngëtare dhe pret që së shpejti të nxjerrë këngët e saj të reja në treg.