Klea Huta dhe Elgit Doda kanë jetuar një përrallë me ceremoninë e tyre sekrete të martesës në Marakech, dhe tani po na bëjnë pjesë edhe ne të ëndrrës së tyre të bërë realitet.
Dje çifti dha lajmin e bukur se ka lidhur kurorë në fshehtësi, duke publikuar fotot e realizuara në shkretëtirë. Sot, moderatorja kishte premtuar të tjera surpriza dhe ja ku vjen konfirmimi i saj për martesën me një dedikim tepër romantik.
Klea shprehet se ka ëndërruar që e vogël për Elgitin dhe ja ku ëndrra iu bë realitet. Ajo shton se kanë kaluar ditë të mira dhe jo të mira, por gjithnjë e ka pasur pranë partnerin, në të mirë e në të keq!
“Që e vogël kam ëndërruar për ty!
Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe!
Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq.
Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im.
Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë! 🤍”