Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, vazhdon të mbetet një prej femrave më të famshme të showbiz-it shqiptar. Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë dhe nuk mungon në eventet e shumta televizive në vend.
Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e sfilatës së re të stilistit të njohur maqedonas, Zlatko Jovanovski. Ajo është paraqitur në sfilatën e këtij të fundit me një veshje mjaft të guximshme, me bikini me pupla, duke vënë në pah linjat e saj atraktive.
Ndërkohë, Fjolla ka realizuar edhe një set provokues në Shkup, ku pavarësisht temperaturave të ftohta, nuk ka hezituar të pozojë me bikini në qendrën e kryeqytetit maqedonas.