Dita e Halloëeen-it e cila festohet më 31 tetor duket se ka ardhur më herët për Tuna Sejdin dhe Patris Berishën.
Ata kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pamje nga festa me miqtë, ku të gjithë shfaqen me kostume të ndryshme.
Këtë vit, këngëtarja dhe partneri i saj kanë vendosur të maskohen si dy personazhet e përrallës “Kësulëkuqja”.
Tuna është veshur me pelerinën e kuqe ndërsa Patrisi është shfaqur me kostumin e ujkut.
Në fotot e publikuara, duket se ata janë argëtuar në festë në praninë e miqve dhe e kanë sjellë pak më herët frymën e Halloëeen-it në rrjetet sociale.