Esat Cani është autori i vrasjes së 34-vjeçarit Arben Gjeci mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës. Gjeci, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës së Tiranës, u godit me sende të forta në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës nga personi në foto.
Ndërkaq, Esat Cani akuzohet se e kreu vrasjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares.
Ishte fillimisht bashkëshorti i 20 vjeçares i cili iu ankua kunatit se motra e tij e tradhëtonte. Për ta vërtetuar ata ndoqën 20 vjeçaren dhe e kapën tek një kasolle pranë shtëpisë me Arben Gjecin dhe aty e kanë goditur në kokë 34 vjeçarin. Më pas trupin e hodhën në një zonë tjetër.
Kanë qenë banorët ata të cilët njoftuan policinë pasi vunë re trupin e Gjecit. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia, ndërsa më pas u vërtetua se ishte vrasje. Lidhur me rastin policia ka arrestuar autorin Esat Cani, motrën e tij 20 vjeçare dhe bashkëshortin e kësaj të fundit.