Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro, 4 kundër, dhe 1 abstenim ngritjen e Ministrisë së Rindërtimit për të bërë të mundur rimëkëmbjen e banesave që u dëmtuan nga tërmeti. Ndërkohë që 5 deputetë nuk votuan.
Nga ana tjetër me 97 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim (5 nuk votuan) u miratua emërimi i Arben Ahmetajt si Ministër i Rindërtimit. Tirananews.al sjell për lexuesit e saj disa nga fotot pikante të realizuara nga fotografi Agim Rama nga votimi i dekretit të Ahmetajt në Parlament ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet për të që rikthehet sërish në kabinetin “Rama2” me një nga ministritë më të rëndësishme. /tirananews.al