“Autobiografi vizuale”, titullohet libri i ri nga këngëtarja me famë botërore Rihanna.
Ai ka një aparencë të jashtëzakonshme, peshon 15 kilogram dhe ka një gjatësi prej 40.6 cm. Ky është shkak, që libri të vendoset sipër një tryeze për t’u studiuar, si një artifakt në një muze.
Libri përmban mbi 1.000 foto si dhe një dëshmi për profilin e Rihanna-s, jo vetëm si një muzikante, stiliste apo biznesmene, por si një ikonë vizuale.
Përveç titujve të shkurtër të mbivendosura në foto, kjo “autobigrafi vizuale” nuk ka fare përshkrime të zgjatura.
Çdo foto mbart nga një histori të veçantë.
Shumë prej fotografive ka të ngjarë të jenë mjaft të njohura për fansat e devotshëm të Rihannës, të njohur si “Navy” – të cilët kanë ndjekur karrierën e yllit nga Barbados hap pas hapi.
Imazhet fantastike tregojnë krijimet e viteve të saj në Barbados, duke ofruar një paraqitje të shkurtër të fëmijërisë së saj si Robyn Fenty, shkruan CNN, raporton Tirananews.al
Në librin autobigrafik jeta e Riahannës shpërfaqet në një tjetër dimension, atë të prapaskenës.
Momente epike nga provat, apo foto pak minuta pra fillimit të spektakleve e tureve mbarëkombëtare. Albumi përmban edhe foto të Rihanna-s teksa punon për një seri albumesh, si dhe në bashkëpunimet e ndryshme nga ‘bota’ e modës që i paraprinë fillimit të linjës luksoze së saj të modës , “Fenty.”
Libri u jep fansave informacione shtesë për jetën e Riri-t (siç e thërrasin ata vetë) momente private të saj, si dhe copëza kujtimesh nga sfera e saj multidimensionale e suksesit.