Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ka lënë këto ditë Shqipërinë për t’iu rikthyer auditoreve të shkollës. Ka qenë vetë Shalsi ai që ka publikuar disa foto teksa ndjek leksionet në një prej universiteteve më të mira në botë,
“Gjatë kursit në Universitetin e Harvardit (SHBA), ku rikthimi në auditore më provon thënien se, nëse nuk mbetesh student i përhershëm, nuk mund të arrish shumë larg. Të mësuarit është një proces që nuk duhet të ndërpritet kurrë!”, shkruan Shalsi. / tirananews.al