Presidentin Meta jemi mësuar ta shohim të veshur serioz dhe pse me tendenca modene, por asnjhërë kështu. Ai bën pazare te Kodra e Diellit i veshur me xhaketë xhins.
Presidenti Ilir Meta njihet për seriozitetin që e karakterizon si në sjellje ashtu edhe në veshje.
Por ditën e sotme, presidenti na shfaqet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
I veshur me xhins, Meta shihet duke bërë pazar në një dyqan të ri të hapur te Kodra e Diellit, me produkte organike nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
‘Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër’, shkruan Presidenti në një postim në Facebook krahas fotove.