Ka nisur rrethimi me tela me gjemba dhe kangjella portative tek ndërtesa e Parlamentit.
Forca të shumta policie janë dislokuar në zonë në pritje të protestës së tetë kombëtare të opozitës. Policët janë siguruar që me vete të kenë edhe kundra-gaz.
Sipas Partisë Demokratike, mbi 70 mijë persona po vijnë nga rrethet për të protestuar, duke mos përmendur këtu protestuesit nga qarku i Tiranës, zona më e populluar në vend.