Sapo procesi i Vetingut nisi zabtimin e tij, ish kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të largohet nga sistemi i drejtësisë. Llalla njoftoi largimin e tij nga sistemi i drejtësisë, me anë të një letre drejtuar Presidentit Meta.
I mbetur pas asnjë pozicion kyç, madje duke mos patur as të drejtën e ushtrimit profesional, pra emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh, ish-kreu i organit të akuzës nuk e ka aspak të lehtë t’i afrohet jetës ‘modeste’.
Ndaj, i gjendur në vështirësi, Llalla ka nisur të përshatet me rutinën e një qyetari të zakonshëm.
Në redaksinë e Tirananews.al, kanë mbërritur disa foto ku shihet ish-kryeprokurori teksa shëtit në pedonale, në shoqërinë e një gruaje.
Bëjmë me dije se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërsa Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm, bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.