Kryebashkiaku në ikje i Llezhës Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do të bëjë rezistencë në lirimin e bashkisë.
Në një prononcim për mediat, Frrokaj është shprehur po ashtu se nuk do e presë në zyrë Pjerin Ndreun, teksa e cilëson 30 qershorin farsë.
Demokrati ka shtuar më tej se nuk do të ketë as protestë pasi nuk do të lejojë të baltosë punën e tij 16-vjeçare.
Sakaq, ai ka theksuar se ‘nuk u bë qameti se humbën disa bashki’.