Pa Kylian Mbappe, PSG është një ekip normal, nuk të ngjall frikë, por me “gjelin” në formacion, francezët janë në një tjetër nivel.
Kapiteni vërtetoi se është thjesht i pazëvendësueshëm për këtë ekip, përballë Real Sociedad ishte pikërisht ai që bëri diferencën duke realizuar një “dopietë” golash. Ylli francez tregoi menjëherë klasin e tij, që në minutën e 15-të, në topin e parë që i erdhi në këmbë, me një veprim personal kaloi PSG në avantazh.
Pavarësisht luftës së fortë të zhvilluar mes palëve, për largimin e tij me parametra zero, të gjithë në Francë përulen përpara Mbappe: “I pazëvendësueshëm”, shkruan L’Equipe në faqen e parë.
