Franca nuk gjen paqe pas emërimit të Michel Barnier si kryeministër. Përzgjedhja e “babait” francez të Brexit nga presidenti Macron shkaktoi shqetësimin intensiv të së majtës, të cilët e akuzojnë Presidentin për “grusht shteti” dhe e cilësojnë si “puçist”. “Refuzimi i demokracisë”, “Francezët nuk votuan për këtë”, “ai (Macron) duhet të japë dorëheqjen”, ishin vetëm disa nga thirrjet që brohoritën protestuesin.
Zemërimi mbizotëruan në procesionet e formuara nga demonstruesit kundër emërimit të Michel Barnier që vjen nga radhët e Partisë Republikane, në një pozicion që Emmanuel Macron ia mohoi Lucie Caste, kandidate për kryeministre e Frontit të Ri Popullor.
Gati 150 demonstrata janë mbajtur në të gjithë Francën dhe shumë prej protestuesve janë shprehur se ndihen sikur ua u kanë grabitur votën.