Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Francë/ I dënuari shqiptar bën për spital 3 gardianë të Burgut të Bordosë, kërcënon me vdekje dhe shefin! Njërin e çau me xham, 17 qepje, kërkohet shtrimi në Psikiatri

08:51 / September 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 32-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë ka sulmuar dhunshëm fundjavën e kaluar (31 Gusht), 3 nga oficerët e burgut ku po kryente dënimin dhe më pas kërcënoi shefin e sektorit dhe të tjerët me vdekje, të nesërmen e incidentit.

Një prej efektivëve u ça me copë xhami në fytyrë, duke marrë një plagë serioze. Por jo vetëm kaq.

Pasi teksa pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë ditën e djeshme (3 Shtator), seanca duket se ka dështuar dhe i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan.

Shkak është bërë një kërkesë për ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, e kërkuar nga vetë Sindikata e Burgjeve pas ngjarjes së paprecedentë.

Media franceze “Sudouest” raporton ndër të tjera dinamikën e krimit:

“Incidenti ndodhi në ambientet e brendshme të burgut, teksa shqiptari sulmoi fizikisht duke dëmtuar punonjësit e burgut, madje duke e goditur njërin prej tyre me një copë xhami në fytyrë dhe duke i shkaktuar një plagë që pati nevojë për 17 qepje nga ana e mjekëve”.

Burri më pas u përpoq të sulmonte një shef sektori në mbrëmje dhe më pas të kërcënonte agjentët e tjerë me vdekje të nesërmen në mëngjes (1 Shtator), sipas sindikatës Ufap (UnSa Drejtësia).

Të burgosurit e dhunshëm (UDV) vendosen në një njësi izolimi të posaçme. Por tani kërkohet trajtimi i shqiptarit në një njësi psikiatrike, pasi ka shfaqur shenja çrregullimi të forta psikike.

“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV”, tha Sindikata në një deklaratë për shtyp.

Nuk jepen detaje rreth gjeneraliteteve dhe krimit të kryer nga 32-vjeçari shqiptar.

17 qepje France shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.