Mënyra më e mirë për të ndejtur rehat me dashnorin, ishte vrasja e burrit me cianur. Ka ndodhur në Termini, Itali dhe protagoniste është një grua 36 vjeçare.
Ajo nuk ngurroi ti hedhë cianur të shoqit Sebastiano Rosella Musico duke e lënë të vdekur. Ndarja nga jeta e Sebastianos më 22 janar 2019 u njoftua prej saj si vdekje natyrale nga infarkt në zemër dhe i ndjeri u varros.
Ndërkohë, Loredana Graziano vazhdoi normalisht jetën me dashnorin e saj. Por edhe kjo lidhje nuk shkoi gjatë. Nisën sherre dhe pasoi me ndarje. Vetëm se kjo nuk e ndihmoi Loredanën sepse i dashuri e dinte që ajo hoqi qafe shoqin.
Krimi ka ndodhur rreth dy vjet më parë, por vetëm orët e fundit u bë publik në media pasi dashnori i të dyshuarës tregoi atë që dinte për vrasjen e Sebastianos.
Ish i dashur tregoi tek karabinierët se Loredana kishte përdorur cianur “për të hequr qafe” bashkëshortin e saj.
Rrëfimi çoi në zhvarrosjen e trupit të Sebastiano Rosella Musico dhe kryerjen e një autopsie. Autopsia nxori se Sebastiano nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore.
Mësohet se ish i dashuri i Loredanës vendosi të hakmerrej ndaj saj pas ndarjes dhe urdhrit të mbrojtjes që ajo kishte marrë për ta mbajtur larg.