Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Frikë nga errësira? Ja 6 hapa të thjeshtë se si ta ndihmoni fëmijën ta mposhtë atë

13:08 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elhhclbpdovbjznpa9ms
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frika është një pjesë krejtësisht normale e jetës për të gjithë ne, por më së shumti për fëmijët. Ajo zakonisht fillon kur provojmë diçka të re, të ndryshme dhe të panjohur.

Në jetën e fëmijëve kjo ndodh në baza ditore, prandaj frika ka gjasa të mëdha ta marrë përsipër jetën e fëmijës, sidomos gjatë natës. Frika nga errësira zakonisht ndodh gjatë periudhës së jetës kur fëmija është mjaft i madh sa ta ketë ndjenjën për imagjinaten.

Kjo zakonisht ndodh gjatë periudhës 2-3 vjeçare, kur fëmijët janë mjaft të mëdhenj të fantazojnë, por jo edhe mjaft të aftë për ta dalluar realitetin nga fantazia. Për këtë arsye, hija e dollapit ose perdeve në cep të dhomës në sytë e fëmijëve shumë lehtë bëhet një përbindësh trekokësh.

Por ekzistojnë disa hapa të thjeshtë në saje të të cilëve mund t’i ndihmoni fëmijës që të ndihet më këndshëm kur bie nata dhe kur është koha për gjumë.

1. Shëtisni bashkë nëpër gjithë dhomën e fëmijës duke e mbajtur për dore dhe kontrolloni bashkë çdo qoshe. Shkoni nën krevat dhe në dollapë në mënyrë që t’i tregoni fëmijës që aty nuk ka përbindësha dhe se nuk ka përse të frikësohet.

2. Lini gjatë natës derën hapur të dhomës suaj të gjumit dhe të dhomës së fëmijës, në mënyrë që fëmija të mos ndihet i vetmuar apo i mbyllur.

Më lehtë do të flejë gjumë me dritë të dobët

3. Mbyllni dyert e dollapit në dhomën e fëmijës.

4. Vendosni llambë në dhomën e fëmijës, sepse do ta ketë më lehtë të flejë gjumë me dritë të dobët.

5. Në disa rate jepni ndonjë lodër të preferuar nga mëndafshi me të cilën do të flejë.

6. Pak qumësht të ngrohtë para gjumi do t’i ndihmojë fëmijës më lehtë të flejë.

Erresira Hapa ndihmon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.