Analisti Frrok Çupi, duke komentuar problemet me të cilat po përballet ish kryeministri Sali Berisha me drejtësinë, tha se ai ka mbaruar si politikan.
Në një studio televizive, Çupi thekson se demokracia nuk mund të bëhet pa ngushtuar të drejtat e kriminelëve.
“Berisha ka mbaruar si politikan dhe ka të drejta ose s’ka të drejta është thjesht një njeri i burgosur. Ai ka vrarë gjysmën e shqiptarëve. Ai është më i zoti se kaq. Ai ka vjedhur dynjanë, ka ngritur gjysmën e Shqipërisë për të vrarë gjysmën. Problemi i lëvizjes dhe e drejta e lëvizjes është e drejtë universale edhe në kushtetutë por nuk është vetëm kjo ajo që rregullon të gjithë jetën juridike të vendit. Ka Kod Penal, gjykata, prokurori, etj dhe të gjitha rrjedhin nga kushtetuta dhe në këto ligje parashikohet që gjykata dhe prokuroria ka të drejtën të mbrojë të dhënat e një vepre penale dhe për mbrojtjen e saj heq pasaportën, lëvizjen. Demokracia nuk bëhet ndryshe pa ngushtuar të drejtat e kriminelëve. “, tha analisti.