Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit.
Flakët që morën gjithçka që u dilte para shkrumbuan mijëra sipërfaqe toke.
Banorët përjetuan atë që nuk mund ta kishin parë edhe në ëndrrën më të frikshme.
Disa ditë pas targjedisë së zjarreve, kujtojnë të prekur momentet e ferrit sesi flakët iu rrezikuan jetën.
Disa humbën gjithçka kishin e të tjerëve, zjarri u erdhi pranë banesës së tyre, por falë luftës me flakët shtëpia e tyre nuk pësoi të njëjtin fat si banesat e komshinjëve që u dogjën plogësisht.
Në këtë banesë e cila është shkrumbuar plotësisht si dëshmi se dikur aty ka patur jetë ka mbetur vetëm sahati i dritave i rënë në tokë ndërsa gjithçka tjetër u dogj.
Në zjarrin më të madh që ka përfshirë ndonjëherë një zonë të qarkut të Elbasanit u angazhuan qindra forca të shërbimeve të asistuara edhe nga 6 helikopterë.
Shefi i shërbimit zjarrfikës të Gramshit, Ilir Llapushi tregon se ky ishte operacioni më i vështirë dhe më i rrezikshëm që ka hasur ndonjëherë.
Zjarri dogji rreth 40 banesa duke lënë shumë familje në qiell të hapur. Kryebashkiaku Besion Ajazi thotë se grupet në terren do të verifikojnë të gjitha dëmet për të dëshmëporbyer të prekurit.
Edhe pse nuk ka ende të dhëna të sakta dëmet materiale të shkaktuara gjatë zjarrit në Gramsh llogariten kolosale.
Për të rikthyer jetën siç ishte përpara se flakët të digjnin shatrat do të duhet pak kohë.
I goditur nga zjarret, banorët humbën mundin e një jete. Flakët dëmtuan kurorën e gjelbër të Gramshit, që ndoshta do të duhen dekada për ta rikuperuar.
Dhe kjo që ndodhi mund të shërbejë si një mësim se pakujdesia mund të shkaktojë tragjedi të poërmasave të mëdha.
