Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet Komisionit të Disiplinës mori vendimet ndëshkuese për problematikat e shfaqura në fundjavë në futbollin shqiptar. Qeveria e futbollit në vend gjobiti Elbasanin me 50 mijë lekë gjobë [ër sjellje të gabuar të spektatorëve. E njëjta masë ndëshkuese edhe për Flamurtarin, ndërkohë që zyrtari i Vorës, Bazion Tragaj u dënua me dy ndeshje pezullim për provokim të tifozëve, ndërsa Bylisi e kalon me një paralajmërim Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.12.2025.
1-AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2-Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3-Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4-KF Bylis, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
5-KS Kastrioti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
6-Zyrtari i FK Pogradeci, Elton Kllogjeri, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
