Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FSHF nxjerr në shitje biletat për Ishujt Faroe! Bie serveri i faqes

21:10 / November 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E të Euro 2024 kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit nga dita e sotme ka nxjerrë në shitje online biletat për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

image 1

Ndërkohë, vetëm pak minuta pas njoftimit dhe daljes në shitje të biletave, nga ngarkesa dhe interesi i shumtë i tifozve, serveri i faqes ka rënë dhe linku i ofruar nuk mund të hapet. Veç Ishujve Faroe, kuqezinjtë luajnë në këtë fushatë kualifkuese më 17 nëntor kundër Moldavisë në transfertë dhe një pikë na dërgon direkt në “Gjermani 24”. Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Biletat faroe FSHF
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.