Luis Hasa ishte një nga futbollistët më të spikatur në Europianin e U21, aty ku me fanellën e Italisë ka arritur të fitojë edhe trofeun. Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate për shtyp, FSHF ka njoftuar se për futbollistin ka pasur ftesë zyrtare që në maj të vitit 2022, por që është refuzuar dhe lojtari ka zgjedhur të luajë me Italinë U21.
“Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka qënë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022, sic shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.