Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FSHF zyrtarizon datat e ndeshjeve kombëtare

10:14 / June 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në këtë mbledhje u shqyrtuan vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, datat kur do të nisin kompeticionet kombëtare, si edhe vendime që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë në disa qytete të vendit. Pas diskutimeve janë miratuar edhe datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare të futbollit për sezonin 2022-2023.

• Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më 20.08.2022 dhe të mbarojë në datën 24.05.2023

• Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë në datën 03.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023

• Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë ne datën 01.10.2022 dhe të mbarojë në datën 29.04.2023

• Kupa e Shqiperise të fillojë në datën 15.09.2022 dhe të mbarojë në datën 28.05.2023

• Kampionati i Femrave të filloje në datën 11.09.2022 dhe të mbaroje në datë 07.05.2023

• Kampionati i U-21 Superiore të fillojë në datë 07.09.2022 dhe të mbarojë në datë 10.05.2023

• Kampionati U-19 Superiore të fillojë në datë 04.09.2022 dhe të mbarojë në datën 13.05.2023

• Kampionati U-17 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 14.05.2023

• Kampionati U-15 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datë 07.05.2023

• Kampionati U-14 Superiore të fillojë në datë 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 07.05.2023

• Kampionati U-13 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023

• Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

• Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

• Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

• Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

• Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023

Risi për këtë edicion futbollistik është Superkupa e Shqipërisë, që zakonisht ka çelur sezonin e ri, por këtë vit kjo finale do të luhet më datën 07.12.2022. Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, KF Tirana dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Vllaznia.

Po në këtë mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me përzgjedhjen e Sponsorit Premium si edhe për nisjen e procedurave për shitjen e të drejtës televizive për kompeticionet e organizuara nga FSHF (Abissnet Superiore, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë) për 3 vitet e ardhshme. Ky proces nis me një fazë të parë konsultimesh me operatorët kryesorë të tregut, dhe vazhdon më tej me hapat zyrtar të procesit të tenderimit.

Sa i përket sektorit të infrastrukturës, anëtarë e KE-së kanë miratuar propozimin në lidhje me kërkesën e Bashkisë Vorë për bashkëfinancimin e rikonstruksionit të fushës së stadiumit si dhe ndërtimin e nje fushe të re stërvitore. U miratua gjithashtu edhe propozimi në lidhje me kërkesën e klubit Luzi 2008 për rikonstruksionin e bazamentit të fushës, drenazhit dhe risistemimit të sistemit të vaditjes si dhe mbjelljen e fushës.

FSHF
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.