Kryeministri Edi Rama ka folur mbi ftesën që i ka bërë kreut të opozitës Lulzim Basha për bashkëqeverisje, me kushtin që të ndahet nga presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Nga Pogradeci, ku po zhvillon takimin elektoral, Rama tha se janë këta dy emra që deri tani kanë penguar zhvillimin e vendit, ndërsa shtoi se Basha është thjesht një dhëndër që Metës dhe Berishës do iu duhet deri në datën 25 dhe jo më shumë.
“Më thonë pse i vë kusht të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Ky është dhëndri që u duhet deri në datën 25 se pas datës 254 janë ata. Është shumë e qartë që nga Maliqi në Devoll, në Kolonjë e padyshim edhe në Pustec, Pograden në 25 prill vendoset nëse ne do të vazhdojmë të çojmë përpara projektin apo nëse do të kthehemi përsëri në humnerat që shqiptarët kanë rënë.Jetojmë në një botë tjetër, ku gjërat janë bërë shumë të afërta. Mjafton të kesh durim dhe vullnet dhe ja del. Kur ne ja dolëm kundër tërmetit duke bërë një program social për rindërtimet ku shtëpia të jepet falas, pa asnjë kredi të butë. Ne na pengon Ilir Meta, Sali Berisha. Këta njerëz duhet t’i largojmë në 25 prill jo për mua dhe PS”, tha Rama.