Vetëm një muaj nga dita e madhe, duket se dyshja ka nisur ndarjen e ftesave, për të cilat këngëtari dhe modelja kanë treguar një kujdes të veçantë duke qenë se ideja është me të vërtetë origjinale.
E futur brenda një shishje, e më pas e futur në një kuti të vockël; me siguri ky do të jetë mesazhi më i bukur në një shishe që miqtë e cifit kanë dëgjuar për ta.
Dasma madhështore do të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri, ku mes të ftuarve do të jenë dhjetra emra të njohur të showbiz-it shqiptar.