Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Fundi i zgjedhjeve më të gjata në historinë e Kosovës, nga Shkurti në Dhjetor

20:59 / December 29, 20256 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
001642014401 baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Kosova i dha fund procesit më të gjatë në historinë e ndonjë vendi për përtëritjen e parlamentit dhe qeverisë. Kriza e filluar me zgjedhjet e Shkurtit 2025, pasoi një periudhë të pashembullt mungese dialogu dhe arrogance duke përjashtuar nga çdo skenar dialogun mes palëve.

Mbi njëqind seanca parlamentare të çuara dëm për Albulenën dhe Dimalin, një toksicitet i panevojshëm politik dhe një manovër e pashoqe për të mos formuar qeveri të re as me kompromis as me shumicë votash, çoi në një raund të ri zgjedhjesh që fatmirësisht përfunduan me një shumicë të qartë parlamentare në favor të Vetëvendosjes.

Të gjithë ata që lavdërojnë procesin zgjedhor të ditës së votimit në Kosovë kanë të drejtë, por të na i kursejnë lavdërimet për ushtrimin e demokracisë në formimin e një qeverie dhe përtëritjen e një parlamenti, pasi deri tani Kosova ka dhënë shembuj ekstremë të kokëfortësisë dhe gati shkatërrimit të shtetit për hir të pushtetit, si në rastin e bllokimit të parlamentit në vitin 2014 pas fitores së PDK, ashtu dhe në rastin e fitores së VV në vitin 2025.

Dhe zgjidhja erdhi nga votuesi, jo nga politika. Erdhi nga votuesi, pasi Vetëvendosja, duke qenë se ishte partia e parë me vota, më shumë se dy partitë e para pozitare, përfaqëson aktualisht një forcë politike në Kosovë, që udhëheq jo vetëm vendin, por dhe opozitën. Praktikisht tre partitë e mëdha opozitare udhëhiqeshin në politikën e tyre nga Vetëvendosja, pasi nuk kishin opsion të tyre, por kishin objektiv bllokimin e Vetëvendosjes. Përderisa në horizontin e opozitës nuk është shfaqur ende një fuqi e re që bën ndryshimin, Vetëvendosja ka gjithë të drejtën të qeverisë vendin, duke marrë përgjegjësitë për fatin e tij.

Votuesi i Kosovës dëshmoi se nuk ishte i emocionuar as nga sanksionet e Bashkimit Evropian dhe as nga izolimi i SHBA apo kontestimi i tyre publik për Albin Kurtin. Ata votuan si një shoqëri e pavarur nga SHBA, BE. Ata po ashtu injoruan impresionet e shtypit që e shikon pa perspektivë të ardhmen e Kosovës, në konflikt me Perëndimin.

Kjo i jep të gjithë të drejtën Albin Kurtit tani të jetë një udhëheqës jo bashkëpunues dhe refraktar ndaj propozimeve evropiane për Marrëveshjen me Serbinë apo planit amerikan për Ballkanin, që paralajmëron sanksione nëse dikush krijon probleme të diplomacisë perëndimore për Ballkanin.

Në rrafshin ekonomik, Albin Kurti u ka shpallur luftë bizneseve më të mëdha në Kosovë, të cilat po orientojnë tani investimet jashtë Kosovës, duke i etiketuar ata si “oligarkë” q¨I pinë gjakun popullit. Kjo natyrisht nuk e fuqizon ekonominë e Kosovës, por fuqizon ideologjinë majtiste dhe betejat imagjinare me kapitalizmin e lig, që shfrytëzon popullin.

Beteja kundër korrupsionit mbetet një propagandë për aq kohë sa kryeministri Kurti refuzoi dhe një urdhër gjykate për t’u intervistuar nga prokurori.Bilancin kundër korrupsionit duhet ta bëjë drejtësia dhe jo politika, por në një vend ku prokurorin e heq dhe e vendos politika, kjo ngelet në nivel propagande, pasi akuzat për korrupsionin mbesin pa adresë.

Për pesë vite rresht, Albin Kurti e udhëhoqi Kosovën duke e futur atë në sindromën e rrezikut të një lufte, nga e cila ai do ta shpëtonte po të ndodhte.
As lufta ka ndodhur, as shpëtimi!

Dhe këtu ka sukses për shkak të opozitës së Kosovës.

Opozita në Kosovë hyri në spiralen populiste të Albin Kurtit, duke u kompleksuar nga nacionalizimi folklorik, nga betejat false me serbët në veri apo nga mëditjet sociale për shtresat në nevojë, që e kthejnë Kosovën në një shoqëri konsumatore.
Dhe kjo e bën Albin Kurtin një udhëheqës real, që prodhon politikë, kurse opozitarët konsumues të politikave të tij.

Së pari, se nuk janë të bashkuar, por as bashkëpunues. Opozita dështoi në të dy zgjedhjet të dilte e bashkuar, me një emër për kryeministër, një projekt për president dhe një program të qartë rreth të ardhmes së raporteve Serbi–Kosovë, që janë pjesë e planit ndërkombëtar për ta avancuar njohjen e Kosovës dhe për ta futur në BE apo për të bërë hapa pas.
Idetë e tyre ekonomike janë më të mira se të qeverisë, por ato i mbyt populizmi dhe fryma e nacionalizmit folklorik, nëse nuk i kthejnë në një program të besueshëm brenda një koalicioni reformator.

Mbi të gjitha, opozita më e madhe në Kosovë, ajo e PDK, duhet të zgjidhë problemin e lidershipit real, dhe jo një të deleguari të atyre që janë në Hagë. Ata janë historia e PDK. E ardhmja duhet të jetë dikush që e lë emrin e vet në historinë e asaj partie. Të dy kryetarët e ndërruar brenda vitit duken si dikush që “ka ardhur në dasëm në vend të babës” dhe nuk janë frymëzues.

LDK edhe më keq. Lidershipi i Lumir Abdixhikut është një periudhë e palavdishme jo aq nga rezultati zgjedhor, sa nga fryma e grupazheve, përjashtimet e bazës së vjetër të LDK dhe megalomania e një rruge të re në një parti ku e vetmja gjë që vlen është historia.

I vetmi politikan stabël në Kosovë mbetet Ramush Haradinaj, i cili ka gjithë jetën që merr të njëjtin rezultat, dhe është tërësisht i qartë në ato që kërkon dhe bën, pavarësisht votave që merr. Ai nuk ka ndërmend të ndryshojë më, as veten, as mandatet. Nuk ka arsye.

Albin Kurti u tregua i guximshëm duke e injoruar planin ndërkombëtar për Kosovën, qoftë atë të SHBA dhe atë të BE, dhe nuk i kushtoi asgjë. Opozita duhej të provonte qartazi të kundërtën, por nuk e bëri dot, duke dëshmuar se nuk janë të aftë të bashkëpunojnë as me njëri-tjetrin, e jo më me qeverinë, për të mirën e Kosovës.

Fundi i zgjedhjeve më të gjata në historinë e Kosovës përfundoi ashtu siç e kishte tendencën qysh në fillim, me një votë të sigurt për Albin Kurtin, por me një pengesë të re përpara pas tre muajsh, kur do t’u duhet të zgjedhin Presidentin e Kosovës.

Formalisht do të ishte mirë që të kishte një president me konsensus dhe të opozitës dhe të mos i përdorë kartat e zgjedhjeve të reja, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

I vetmi shans për Vjosa Osmanin janë trazirat e brendshme në LDK, nëse Abdixhiku jep dorëheqjen dhe krijimi i një fluksi votash pro saj, të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. Ndryshe do të jetë sërish sfida e zgjedhjeve të reja, pas tre muajsh, duke e kthyer Kosovën në një shtet eksperimental se si zgjedhjet nuk ndryshojnë dot asgjë, përveç opozitës.

dhjetor fundi gjata Historine kosoves zgjedhjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.